Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar segmentin e rrugës nacionale N2, Kaçanik-Hani i Elezit, ku edhe po ndodhin rrëshqitjet e gurëve dhe dheut, për pasojë të të cilave Ministria e Infrastrukturës e ka mbyllur tashmë këtë rrugë deri në sanim të plotë të gjendjes.
“Ne jemi në vendin ku po ka rrëshqitje e që kemi marrë vendim për ndalim të qarkullimit rrugor edhe pse ka qenë e pa pranueshme, meqë e atakon transportin dhe lëvizjen e lirë, mirëpo jemi shtyrë të marrin një vendim të tillë për shkak të sigurisë së qytetarëve. E falënderoi drejtorin e projektit të “Bexhtel & Enka”, zotin Riyadh, për ofrimin e të gjitha shërbimeve që nga dita e parë si dhe zëvendësministrin Rexhep Kadriu, për ndihmën në vendimin që ta parandalojmë para se të ndodhë diçka e keqe. Kjo është një praktikë e mirë në Kosovë, ne do të vazhdojmë dhe do t’i shikojmë të gjitha pikat tjera që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe do të intervenojmë paraprakisht dhe jo pasi që të ndodhë ngjarja. Prandaj këtu jemi që të sanojmë gjendjen sa më parë, mbi bazën e vlerësimeve që do t’i kemi brenda një jave dhe në bazë të fjalës së ekspertëve do të vendosim se si t’i qasemi sanimit të rrugës, sepse ka vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Ne dje kemi rënë në kontakt me Qeverinë e Maqedonisë dhe me homologun tim kam biseduar tri herë nëpërmjet telefonit dhe jemi çfarëdo vendimi që të merret për zhvendosjen e doganave në Glloboçicë, janë dakord si Qeveri e Maqedonisë në mënyrë që të mos kemi vështirësi në komunikim dhe dogana, gjë që varet edhe nga ta”, tha Lekaj, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, drejtori i projektit, Riyadh Alkhazraji, ka thënë se ata po japin kontributin e tyre në ndihmë për analizuar dhe sanuar gjendjen në mënyrë që pas sanimit të këtij segmenti, kjo rrugë të jetë e sigurt në plan afatgjatë për të gjithë qytetarët e vendit.
Lekaj ka vizituar urën që po ndërtohet në Autoudhën “Arbën Xhaferi”, e cila është një ndër urat më të mëdha në vend dhe rajon dhe ka parë nga afër punimet që po kryhen në këtë projekt madhor dhe tejet me rëndësi për vendin dhe qytetarët.
“Jemi duke inspektuar punimet në Autoudhën “Arbën Xhaferi” dhe me të vërtetë po habitem me progresin e punimeve, sidomos të kësaj ure që është më e gjata në rajon, me gjatësi prej 5.7 kilometra dhe e tërë kjo urë do të përfundojë me 25 shtator të këtij viti. E falënderoi zotin Riyadh që po tregojnë përkushtim që i tërë projekti të përfundojë deri në fund të këtij viti, por edhe ne si ministri do t’u përmbahemi detyrimeve tona që të mos ketë stërzgjatje të punimeve dhe të vijmë në situata çfarë kemi qenë më herët. Është për t’u vlerësuar tërë kjo punë profesionale dhe saktësia e implementimit të këtij projekti. Ndihem mirë kur në Kosovë ndërtohen rrugë të tilla kualitative dhe me standarde evropiane”, tha ai.
Kurse, Alkhazraji i ka njoftuar mediat me ecurinë e punimeve dhe me sfidat që kanë hasur si kompani, por që falë profesionalizmit të ekspertëve dhe punonjësve të tyre janë tejkaluar. Ndërkaq ai ka thënë se varësisht prej dinamikës së punimeve ata kanë të angazhuar nga 2,600 deri 2,700 punonjës në ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit