LAJMI I FUNDIT:

Lekaj vizitoi punimet për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7 në Veternik

Lekaj vizitoi punimet për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7 në Veternik

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7, që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik afër Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj u informua nga drejtuesit e kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila është e angazhuar për rregullimin e asaj pjesë të rrugës lidhur me problemet e shfaqura, me masat që po ndërmerren dhe me afatet e kryerjes së punimeve.

“Kompania “Bechtel & Enka” i ka marrë obligimet e veta që u takojnë për mirëmbajtje për dy vite dhe kjo që po e shihni sot është faze e përfundimit të punimeve. Ky segment rrugor do të përfundojë në dhjetor dhe do të lëshohet në qarkullim, gjë që do të mundësojë një qasje më të lirë për udhëtarët dhe transportuesit e mallrave”, ka thënë Lekaj.