Qeveria ende nuk i ka paguar “Bechtel & Enka” borxhin prej 53 milionë euro. Pagesa planifikohet të bëhet deri në qershor të vitit të ardhëm.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se pagesa bazë e kontratës është duke u bërë dhe se të gjitha punimet fizike të përfundojnë në këtë vit fiskal.
“Nuk është bërë pagesa e 53 milionëshit, mirëpo pagesa bazë e kontratës është duke u bërë dhe mendoj që në këtë vit fiskal do të përfundojë. Pagesa shtesë prej 53 milionë euro mbetet për vitin e ardhshëm sepse duhet Ligji për Buxhet të miratohet në Kuvend dhe ne do të orientohemi në bazë të ligjit dhe në bazë të obligimeve që i kemi marrë si punëdhënës dhe ndaj ‘Bechtel Enkas’. Është e paraparë që shlyerja e obligimeve ndaj ‘Bechtel&Enkas’ të bëhet deri në qershor të vitit 2019, por të gjitha punimet fizike të përfundojnë në këtë vit fiskal, deri më 31 dhjetor 2018. Prandaj ne jemi në kohë dhe nuk kemi probleme sa i përket vijave buxhetore”, ka thënë Lekaj.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online, e ka quajtur këtë vit, si më të suksesshmin në Kosovë sa i përket investimeve, që sipas tij asnjë nga Qeveritë e kaluara nuk ka arritur të fillojë punime në gjashtë autostrada brenda një viti fiskal.
Kurse, ka thënë se edhe punimet për autostradën në Gjilan janë duke vazhduar. Ai shtoi se do të fillojë edhe ndërtimi i një segmenti të ri të rrugës, projekt me mbi 55 milionë euro.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos të prishim politikat makro-fiskale, por që në të njëjtën kohë këtë vit do të fillojë një segment i rrugës Gjakovë-Dollc që e kam premtuar që është po ashtu zgjerim i rrugës që ka ndikim mjaft pozitiv në lidhjen e komunave, por edhe në qasje më të lirë të qytetarëve dhe të fitojnë qytetarët në kohë. Ai projekt është diku 57 milionë euro që duhet të zhvillohet për tri vite. Ne jemi në kohë dhe këtë vit do të fillojmë me këtë segment mjaft të rëndësishëm për qytetarët të Gjakovës, Klinës, Pejës, që i lidh, është një arterie që ka mjaft lidhje me të gjitha komunat. Sa i përket autostradës së Gjilanit, punët janë duke u vazhduar me të gjitha segmentet, 8 kompani janë duke punuar me intensitet dhe sipas parashikimeve. Obligimin buxhetor e kemi kryer për këtë vit dhe mendoj që kjo autostradë do të përfundojë për 30 muaj, duke përfshirë edhe muajin e tashëm dhe ne jemi sipas parashikimeve”, ka shtuar Lekaj. /EO/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert