I nominuari për kryeministër nga koalicioni i 12 subjekteve politike, të cilave u prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën (koalicioni PAN), Ramush Haradinaj, “ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga ai, thonë përfaqësuesit e koalicionit PAN”.
Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por nuk ka arritur marrëveshje me to.
“Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër z. Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga z. Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim”, deklaron Lekaj.
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thekson që nisur nga kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i bashkëngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN për krijimin e qeverisë së re, e bëjnë të komplikuar procesin e krijimit të një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.
“Ai (Haradinaj) po e konfirmon, në përditshmëri, në publik se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve, por është duke tentuar që ta garantojë një formim të qeverisë, me një bazë më të gjerë të spektrit politik, e që normalisht është proces i komplikuar”, thotë Kryeziu.
Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur të mjerë qeverinë “e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe”.
“Ne jemi në gjendje që të bisedojmë me AAK-në, por kur ata të mos jenë në koalicion me PDK-në”, ka thënë Mustafa.
Lekaj ka hedhur poshtë mundësinë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Haradinaj, të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Aleanca ka treguar gatishmëri që të komunikojë dhe bashkëpunojë edhe me subjektet tjera, por në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor – në këtë rast nga PDK dhe Nisma – për t’iu ofruar dikujt tjetër, sepse atëherë është joserioze dhe ne do të dilnim jashtë kornizave të marrëveshjes. Zoti Haradinaj çmohet në Kosovë për fjalën e mbajtur për premtimet që i jep. Prandaj, në këtë drejtim, as që është diskutuar dhe as që do të diskutohet që ne të largohemi nga PAN-i”, thekson Lekaj.
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Haradinaj, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se brenda pak ditësh më pas të formohet edhe qeveria e re e Kosovës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert