LAJMI I FUNDIT:

Lekaj thërret konferencë për media për 53 milionët e Bechtel Enka-s

Lekaj thërret konferencë për media për 53 milionët e Bechtel Enka-s

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se janë duke mbledhur të dhëna lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për Konsorciumin “Bechtel & Enka” nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vendosur që nesër të del në konferencë për media.


Konferenca sipas njoftimit, do të mbahet në orën 17:00.

“Tema e konferencës është, “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, Prishtinë – Hani i Elezit””, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka thënë se së bashku me Policinë janë duke mbledhur të dhëna për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale e cila mund të ndiqet sipas detyrë zyrtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se po ia ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore.  /Telegrafi/