LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lekaj: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Plal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit, ka thënë se kanë intervenuar kompanitë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve”, tha Lekaj, shkruan Telegrafi.


“Konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vëzhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat. Ftojmë të gjitha autoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson deklarata e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj. /Telegrafi/