LAJMI I FUNDIT:

Lekaj premton realizimin e projekteve infrastrukturore në Vitomiricë

Lekaj premton realizimin e projekteve infrastrukturore në Vitomiricë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka siguruar qytetarët e Vitomiricës, se ndërtimi i rrugëve në këtë lokalitet do të realizohet me gjithë infrastrukturën përcjellëse, në mënyrë që për banorët të krijohen kushte sa më të mira për jetë.

Ai gjatë takimit me banorët e Vitomiricës ka dëgjuar kërkesat për projektet infrastrukturore që kanë nevojë për intervenim nga MIT-ja.


Lekaj shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kërkesat e tyre legjitime për intervenim në projekte infrastrukturore të domosdoshme do të gjejnë mbështetje nga ministria që ai e drejton.

Për realizimin e projekteve të deritashme, banorët që jetojnë në këtë fshat, ministrit Lekaj i ndanë falënderim për kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së komuniteteve që jetojnë në Vitomiricë.