Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në konferencën në media, së bashku me ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, ka folur lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Ministri Lekaj ka thënë se më tepër është bërë politikë lidhur me këtë rrugë.
“Sa i përket vështirësive që e kemi me Manastirin, është bërë më tepër politikë. Ne jemi të vetëdijshëm për obligimet që i kemi marr sipas Planit të Ahtisaarit, punimet janë duke u kryer jashtë Zonës së Mbrojtur. Është e vërtet që është një ndërhyrje nga kompania që e ka në kontratë kryerjen e punimeve, sepse aty vazhdimisht ka shembje të dheut, ku ne duhet ta bëjmë të lëvizshme, të qasshme rrugën”, tha Lekaj, shkruan Telegrafi.
Ai ka thënë se asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të cenohet një institucion apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër.
“Nuk ka nevojë që askush të shqetësohet për këtë. Rrugët janë për t’u bashkuar në interes të qytetarëve, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të asaj pjese të turizmit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të cenohet një institucion apo t’i jepet përparësi një institucioni tjetër”, tha ai.
Në fund, Lekaj ka thënë është e pavend që politika të përzihet aty, sidomos politika e Beogradit.
“Nuk guxojmë t’i prijmë asaj që nuk dëshirojmë dhe manastiri është kulturë e Kosovës, e kanë mbrojtur qytetarët e Deçanit dhe do ta mbrojnë me shekuj. Është e pavend që politika të përzihet aty, sidomos politika e Beogradit. Ne po e kryejmë punën tonë dhe do të vazhdojmë kështu”, përfundoi Lekaj.
Kujtojmë se punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.
Lidhur më ndërprerjen e punimeve ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se ekziston një keqinformim lidhur me punimet në rrugë ku dhe ka ftuar diplomatët e huaj që ta vizitojnë vendin e ngjarjes që t’i shmangen deklarimeve të ngutshme. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi