LAJMI I FUNDIT:

Lekaj i përgjigjet Mustafës: Kufiri i Kosovës është në Kullë e Çakorr

Lekaj i përgjigjet Mustafës: Kufiri i Kosovës është në Kullë e Çakorr

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, i cili para pak orësh përmes një postimi në facebook, ka thënë se ishte AAK ajo që sponsorizoi rezolutën për ruajtën e kufijve sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Postimi i plotë i Lekajt:


Edhe me Kushtetutën të cilës kryeministri ka shumë dëshirë t’i referohet sa e sa herë, kufijtë e Kosovës janë në Kullë e Çakorr.

Është shumë zhgënjyese që si Akademik që i thotë vetës, tenton “në ditën me diell” t’i mashtrojë qytetarët e vendit duke thënë gënjeshtra që askush ma nuk i pranon, duke ju referuar disa faqeve, neneve e shifrave që nuk ishin aspak miqësore me Kosovën dhe këtë e dinë mirë kryeministri sepse është funksionarë edhe i atyre kohërave .

Të gjithë e kanë kuptuar deri ku është Kosovë e pas 1999, se nuk kemi harruar deri ku ishte tokë e jona dikur, nëse ty t’ka rrokë pleqëria e të ka lëshuar kujtesa.

Me këtë insistim të Kryeministrit për të dëmtuar vendin, na jep më kuptu se është aty vetëm për të tjerët e jo për vendin e tij.