LAJMI I FUNDIT:

Lekaj njofton se shumë shpejt do të përfundoj rruga me tre emra në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë

Lekaj njofton se shumë shpejt do të përfundoj rruga me tre emra në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Pal Lekaj, ka njoftuar sot përmes profilit të tij në Facebook, se projekti i autostradës Prishtinë – Mitrovicë do të përmbyllet së shpejti.

“Projekti që ka nis së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhurosur po bëhet realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha” do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës. Banorët e pronave që preken nga autostrada Prishtinë – Mitrovicë, i falënderojë për mirëkuptimin e tyre, që projekti të vazhdojë së implementuari. Me pamjet e këtij projekti ju dëshirojë të gjithëve një fundjavë të qetë,”, ka shkruar ministri duke shpërndarë një video ku shihet projekti.