LAJMI I FUNDIT:

Lekaj në Gjilan konfirmoi zotimin e kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e autostradës

Lekaj në Gjilan konfirmoi zotimin e kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e autostradës

Minstri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ka konfirmuar sot në Gjilan kryetarit, Lutfi Haziri mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj për realizimin e projekteve madhore, siç është edhe autostrada Gjilan-Prishtinë.

“Pata kënaqësinë që të bashkëbisedojmë me kryetarin Haziri për shtytje të projekteve që kanë impakt pozitiv, tek të gjithë qytetarët. U zotova që ne si qeveri, në krye me z. Haradinaj, nuk do ta atakojmë një subjekt politik, por do të jemi në nivel të detyrës dhe do t’i implementojmë të gjitha projektet që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik. Ne do të ndjekim rrugën e kontinuitetit, sepse nuk fillon jeta dhe punët me neve. Pra, projekti i autostradës Gjilan-Prishtinë do të shkojë me mbështetjen e qeverisë”, tha ministri Lekaj, gjatë adresimit para gazetarëve, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.


Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka falënderuar ministrin Lekaj për vizitën dhe zotimin e Qeverisë për vazhdimin e mbështetjes për projektet kapitale për Gjilanin.

“Me ministrin Lekaj i koordinuam punët e përbashkëta që lidhen me infrastrukturën në kuadër të punës që e kemi bërë në Komunë këto katër vite. Nga ana e qeverisë është njoftuar lidhur me infrastrukturën në Gjilan dhe Anamoravë, veçanërisht për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, që e lidhë me korridorin e autostradës së Shkupit dhe me korridorin e Autostradës së Kombit. Po ashtu, biseduam për vazhdimin e ndërtimit të hyrje-daljet e qytetit, dhe Rrugën e Komunovës”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi, po ashtu, se ministri Lekaj konfirmoi se proceset zgjedhore lokale ecin dhe përfundojnë, ndërsa qeveria vazhdo t’i realizojë objektivat dhe detyrat që ka sipas programit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori