LAJMI I FUNDIT:

Lekaj i “lut” veç deputetët e pozitës të votojnë kundër demarkacionit

Lekaj i “lut” veç deputetët e pozitës të votojnë kundër demarkacionit

Mos ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi po vazhdon të mbetet temë kryesore e diskutimeve politike në vend.

E lidhur me këtë marrëveshje qysh nga nënshkrimi i saj, partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë qenë zërat më të fuqishëm të kundërshtimit të saj.

Në media sot është thënë se Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kosovës me një kërkesë zyrtare për ta kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit.


Pal Lekaj, deputetëve: Marrëveshja për demarkacion, më shumë se gabim do të jetë krim
Lexo po ashtu Pal Lekaj, deputetëve: Marrëveshja për demarkacion, më shumë se gabim do të jetë krim

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Pal Lekaj.

“Po është e vërtetë dhe një kërkesë të tillë ua kamë dërguar deputetëve të pozitës”, ka thënë Lekaj.

Mirëpo deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë Telegrafit se deri më tani nuk ka pranuar një kërkesë të tillë.

“Deri me tani nuk kam pranuar një kërkesë të tillë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se vendimin e saj rreth demarkacionit do ta bëjë mbi bazë të argumenteve profesionale të mbledhura dhe analizuara deri më tani.

Pal Lekaj më pas ka thënë po ashtu se deputetëve nga radhët e opozitës nuk u ka dërguar një kërkesë të tillë me arsyetimin se tashmë dihet qartë se ata janë kundër kësaj marrëveshje.

E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili i ka thënë Telegrafit se nuk është në dijeni për një kërkesë të tillë dhe se nuk ka pranuar asgjë.

“Nuk jam në dijeni e as nuk jemi te njoftuar nga administrata deri më tash”, tha Selimi duke theksuar se tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre karshi kësaj çështje.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputetja Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk ka pranuar asnjë letër nga Lekaj.

“I njëjti është në dijeni që ne nuk do ta përkrahim versionin aktual të demrakcionit me Malin e Zi, madje do ta kundërshtojmë brenda Kuvendit me tërë qenien tonë. AAK dhe Nisma bëjnë mirë t’i bashkohen kundërshtimit që e kemi nisur bashkë sepse vetëm kështu mund te ndalet kjo marrëveshje e dëmshme që i falë mbi 8.000ha Malit të zi. Letrat janë të pamjaftueshme për të ndalur një marrëveshje, që kjo qeveri kriminale po tenton ta shtyjë përpara me çdo kusht. E po ashtu nuk kemi shpresë tek këta deputetë që shpesh kanë shitur votën e tyre për terminale e poste diplomatike dhe te tjera”, tha Haxhiu.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci për të vërtetuar se a e ka pranuar këtë kërkesë siç u raportua në media, por kontakti me të ka qenë i pamundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori