LAJMI I FUNDIT:

Lekaj komenton takimin Kurti-Vuçiq: Kemi një kryeministër që ka hy në dialog pa konsultim, pa unitet dhe pa përkrahjen e spektrit politik

Lekaj komenton takimin Kurti-Vuçiq: Kemi një kryeministër që ka hy në dialog pa konsultim, pa unitet dhe pa përkrahjen e spektrit politik
Foto: Arkiv

Të enjten, më 14 shtator në Bruksel do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar agjendën e takimit të së enjte ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, ku bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit si dhe çështjet aktuale.


Për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi, analistët thonë se pala kosovare duhet të jetë e qartë me qëndrimet e veta.

Ndërsa nga partitë opozitare vlerësojnë se Kurti ka hyrë në dialog pa konsultim dhe pa përkrahjen e spektrit politik.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafi se Kurti dhe Vuçiq frikësohen nga vendimet e mëdha.

“Takimi Kurti-Vuçiq është vazhdimi i takimeve të dy liderëve që ju frikësohen vendimeve të mëdha. Ky takim nuk ka kuptim serioz duke i ditur deklaratat e vazhdueshme të dy palëve që kanë bërë para mediave. Kemi një Serbi që jeton dhe punon me ëndrra, që e ka shumë problem ta pranojë Kosovën shtet të pavarur. Kemi një kryeministër që ka hy në dialog pa konsultim, pa unitet dhe pa përkrahjen e spektrit politik, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës së diplomacisë”, është shprehur ai.

Gjithashtu, deputeti Lekaj thotë se as faktori ndërkombëtar nuk ka një qëndrim të prerë në raport me Serbinë.

“Kemi edhe faktorin ndërkombëtar i cili për shkak të zhvillimeve të politikave ndërkombëtare me Rusinë nuk kanë një qëndrim të prerë në raport me Serbinë, si dhe për shkak të rrethanave dhe lëvizjeve politike të Qeverisë Kurti kanë humbur besimin dhe respektin e ndërtuar për 20 vite në raport me Kosovën”, thekson ai.

Sipas Lekajt, këto rrethana të lartcekura e kanë krijuar një momentum jo të favorshëm për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, të cilëve përveç vështirësive në mirëqenie u rrezikohet ende lëvizja e lirë në BE nga janari 2024.

Si përfundim, Lekaj thekson se Kosova duhet të përmbyllë njëherë e mirë dialogun me Serbinë.

“Kosova ka nevojë ta mbyllë njëherë e përgjithmonë dialogun me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër si epilog të marrëveshjes”, shtoi mes tjerash ai.

Theksojmë se, Kosova dhe Serbia në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori