LAJMI I FUNDIT:

Lekaj inspekton projektet infrastrukturore në Obiliq

Lekaj inspekton projektet infrastrukturore në Obiliq

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Obiliqit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi, me të cilin bisedoi për projektet rrugore të kësaj komune që do të realizohen në të​ ardhmen.

Ai pas takimit tha se Ministria e Infrastrukturës është e gatshme të përkrahë projektet rrugore të Obiliqit në vlerë deri në 3 milionë euro.


“E sigurova kryetarin se ministria jonë do të përkrahë projektet e kësaj komune të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi mbështetës”, tha ministri Lekaj.

Ndërsa kryetari Gashi tha se ka njoftuar ministrin Lekaj për problemet e infrastrukturës rrugore.

“Ministrin Lekaj e njoftova edhe me problemin që është në magjistralen M2 lidhur me ndriçimin e kësaj pjese si dhe për problemet e zhurmës që krijohen nga autostrada. Po ashtu e njoftova edhe me gjendjen e rrugëve se ku është e domosdoshme që të investohet”, tha ai.

Ministri Leka dhe kryetari Gashi inspektuan punimet në urën fshatit Plemetin dhe rrugën që lidh fshatrat Palaj-Grabovc.