LAJMI I FUNDIT:

Lejuan dhënien e dozës së katërt, tani po ndryshojnë strategjinë – Izraeli ballafaqohet me valën e pestë për shkak të Omicronit

Lejuan dhënien e dozës së katërt, tani po ndryshojnë strategjinë – Izraeli ballafaqohet me valën e pestë për shkak të Omicronit

Disa ditë pas paralajmëruan testimin e efektit të dozës së katërt të vaksinës kundër coronavirusit, autoritetet izraelite tani po ballafaqohen me numër të madh të rasteve të reja me COVID-19, kështu kanë filluar të mendojnë kalimin në një model të ri të luftimit të pandemisë.

Izraeli mbrëmë për të dytën ditë me radhë ka regjistruar afro 3 mijë raste të reja me COVID-19, kurse autoritetet e atjeshme po shqyrtojnë kalimin e politikës së arritjes së imunitetit kolektiv përmes infektimit masiv, transmeton Telegrafi.


Ministria izraelite e Shëndetësisë, ka njoftuar të martën se 2,48 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive. Në këtë vend dje ishin 17.260 raste aktive, dyfish më shumë krahasuar me një javë më parë.

Televizioni izraelit Kanal 12 të martën mbrëma raportoi se po mendohet kalimi në modelin e infektimit masiv – duke u thirrur në burime të afërta me zyrtarë të lartë të ministrisë së Shëndetësisë.

Ky model na rikujton politikën epidemiologjike të Suedisë në fazën e hershme të pandemisë, kur vendi vendosi që të mos aplikojë masa të mëdha të kufizimit për grupet që nuk konsideroheshin edhe aq të rrezikshëm – duke u bërë thirrje të bëjnë jetë “normale” derisa të arrihet imuniteti kolektiv.

Edhe pse kjo politikë është cilësuar si e pasuksesshme – duke u detyruar Suedia të heq dorë nga ajo, autoritetet izraelite për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin Omicron që po shkakton simptoma të lehta të sëmundjes, ka vendosur që ta shqyrtojë modelin që i përshtatet pandemisë, shkruan Times of Israel.

Zyrtarët vlerësojnë që në një afat kohor prej dy javëve, 90 për qind e rasteve me Omicron.

“Vala e pestë do të mund të përfundonte kur një numër i madh i njerëzve të infektohen”, tha imunologu Siril Koen, njëherit shef i laboratorit të imunologjisë pranë Universitetit Bar-Ilan.

Izraeli pati zgjidhur problemin e valës së parë dhe të dytë të infeksioneve me mbylljen e vendit. Vala e tretë kishte marrë fund me një fushatë të fuqishme të vaksinimit, kurse e katërta me dozën përforcuese.

Siç raporton Jerusalem Post, shtrohet pyetja se çfarë mund të ndalë valën e Omicronit?

“Duke marrë parasysh se Omicron është më përhapës, tentimet duket se janë të kota. Nuk do të mund të ndalim këtë valë. Ajo çfarë mundemi dhe duhet të tentojmë të mbrojmë grupet e rrezikuara të qytetarëve”, tha mjeku Hagaj Levine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori