LAJMI I FUNDIT:

Leicesteri prezanton Iborran, mesfushori i lumtur për transferimin

Leicesteri prezanton Iborran, mesfushori i lumtur për transferimin

Leicester City e ka kompletuar transferimin e kapitenit të Sevillas, Vicente Iborra, për shumën e 10.5 milionë funteve.

Mesfushori 29-vjeçar arriti marrëveshje për katër vite me skuadrën nga King Poëer Stadium.


Iborra si kapiten i Sevillas, luajti në La Liga 31 ndeshje ku shënoi shtatë gola.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu te Leicester City dhe pres ta shijoj këtë eksperiencë në Ligën Premier me shokët e rinj”

“Gjithçka për këtë klub është pozitive dhe ishte madhështore kur u takova me bashkëlojtarët. Kam biseduar për klubin, qytetin dhe mezi po pres të filloj”,ka thënë Iborra. /Telegrafi/