LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohen transporti i mallrave për kompanitë nga Maqedonia që janë pjesë e OEA-së

Lehtësohen transporti i mallrave për kompanitë nga Maqedonia që janë pjesë e OEA-së

Kompanitë, veçanërisht të orientuara nga eksporti, duhet të kenë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA) i cili do të lehtësojë procedurat e lehtësuara doganore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Nëse kompania është e orientuar nga eksporti dhe ka këtë status, do të thotë që produktet e tyre nga një fabrikë me procedura të lehtësuara doganore do të kalojnë në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha vendet që janë pjesë e Iniciativës Ballkanike Perëndimore e cila është në kuadër të Procesit të Berlinit, njofton “Faktor”.

Sipas Zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, paralelisht me investimet në infrastrukturë, duhet të gjendet një mënyrë që do të lejojë edhe transportimin më të shpejtë të mallrave nga kompanitë jashtë vendit.


“Nuk ka asnjë logjikë për të investuar një miliardë euro në autostradë, ndërsa transportimi i mallrave do të shkurtohet për 15-20 minuta, ndërsa transportuesit tuaj do të presin në kufij për pesë deri në gjashtë orë”, tha Angjushev në punëtorinë e sotme për operatorin e autorizuar ekonomik në Drejtorinë Doganore.

Ai tha se kompanitë duhet të njoftohen me lehtësimin që ju ofrohet me statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar dhe t’i përmbushin kushtet këshilluese, sepse kjo do tu mundësoj që të njihen ndërkombëtarisht dhe do të jenë më konkurruese jashtë Maqedonisë./Telegrafi/