LAJMI I FUNDIT:

Legjenda mbush 40 vite, mendon ta shtyjë edhe për një vit pensionimin: Te Juventusi, ose askund tjetër (Foto)

Legjenda mbush 40 vite, mendon ta shtyjë edhe për një vit pensionimin: Te Juventusi, ose askund tjetër (Foto)

Gianluigi Buffon njihet për një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa në këtë vikend ai mbush 40 vite. 

Portieri që ka bërë historinë me kombëtaren italiane dhe me fanellën e Juventusit, ka qëndruar jashtë fushave për disa javë me Juventusin.


Në vend të tij ka qëndruar në portë Wojciech Szczesny, i cili ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje.

Buffon në ndeshjen ndaj Chievos mbush 40 vite.

Gianluigi Buffon, numër 1 për shumë vite. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Një arritje tjetër e madhe për portierin që e nisi karrierën te Parma në nëntor të vitit 1995.

Buffon në rini

Ai luajti ndeshjen e parë kundër AC Milan, dhe ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa e mbajtur portën e paprekur ndaj sulmuesve si George Weah dhe Roberto Baggio.

Një verë më pas ai ishte ftuar edhe nga Italia në Kupën e Botës për vitin 1998  dhe ishte vetëm 20 vjeç.

Buffon te Juventusi ndër vite

Buffon ka lindur në një familje sportive, pas babai i tij ishte peshëngritës dhe mamanë atlete për hedhje të diskut.

Pasi zhvilloi 168 ndeshje te Parma,  Bufffon kaloi te Juventusi në vitin 2001 për 46 milionë funte, që mbetet edhe portieri më i shtrenjtë në histori.

Debutimi me Italinë

Ai me Juventusin ka fituar shumë trofe dhe i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve.

Buffon shpreson që ta fitojë këtë vit, por e ka lënë mundësinë që të luajë edhe një vit tjetër.

Fitues i Kupës së Botës

“Unë së shpejti do të takohem me presidentin Agnelli. Dua të kuptoj se çfarë lloj rrobash mund të vesh në të ardhmen”.

“Do të doja të vazhdoja të luaja, por zgjidhja më e mirë duhet të gjendet te skuadra. Ajo që është e sigurt është se nuk dua të bëhem problem për Juventusin, apo për shokët e mi”.

Gianluigi Buffon te Juve. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Te Juventusi, ose askund tjetër”, ka përfunduar Buffon.

Portieri më i mië në Evropë për vitin 2017

Buffon ka fituar tituj të Serie A me Juven, si dhe Kupën e Botës me Italinë. /Telegrafi/