Ashtu siç paralajmëruan, reperët e popullarizuar të skenës shqiptare, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko, kanë publikuar projektin e ri muzikor.

“Ça bone” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Artistët vijnë të mahnitshëm në videoklip duke marrë vëmendje të madhe edhe me paraqitjen skenike.

Screenshot 1 22 Ledri, Lumi B dhe Gjiko (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për muzikën dhe producimin është kujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment.

Producent kryesor i kësaj kënge ndërkohë është Adea Kelmendi.

Screenshot 2 16 Ledri, Lumi B dhe Gjiko (Foto: YouTube)

Në bazë të replikave që kanë marrë deri më tani, projekti u mirëprit dhe duket se do jetë një nga hitet e kësaj kohe.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Ledrit në platformën YouTube. /Telegrafi/