LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula krenar për Prishtinën, festoi me zemër me Plisat: Ditë që nuk harrohet!

Ledri Vula krenar për Prishtinën, festoi me zemër me Plisat: Ditë që nuk harrohet!
Foto: Ledri Vula/InstaStory

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen dramatike ndaj Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78, mbrëmjen e së mërkurës.

Plisat e kishin mbushur palestrën në Pallatin e Rinisë deh me atmosferë të zjarrtë iu dhanë zemër lojtarëve për të shkuar drejt triumfit.

Z Mobile shënoi fitore ndaj Pinar Karsiyaka (Foto: Telegrafi)

Kësaj fitoreje i është gëzuar në masë të madhe edhe reperi i njohur Ledri Vula, i cili njëherësh ishte zëvendës kryetar i ekipit.


I njëjti ka qëndruar gjatë ndeshjes në radhët e para të tribunës për të parë nga afër lojën.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Vula ndau me ndjekësit e tij në llogarinë zyrtare në Instagram, ai ka publikuar një video nga ndeshja e zhvilluar mbrëmë, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj uratat më të mira për ekipin e zemrës.

“Historia u bë. U kualifikuam. Lojë e fuqishme, plot emocione dhe dashuri për këtë fushë, për fushën e Prishtinës. Krenar jam me ekipin për lojën që tregoi me krejt zemër në parket. Një meritë e veçantë për lojtarin e gjashtë në fushë – publikun/plisat për atmosferën. Një prej atyre ditëve që nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC “, ka shkruar Ledri në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Btj1Vw3oRWm/

Reperi përveç muzikës, ka tash e sa kohë që ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në këtë klub basketbollistik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori