LAJMI I FUNDIT:

LDM: OBRM-PDUKM-ja mund të keqpërdor lëshimet e shumicës parlamentare

LDM: OBRM-PDUKM-ja mund të keqpërdor lëshimet e shumicës parlamentare

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) konsideron se shumica parlamentare LSDM-BDI-Besa dhe Aleanca për Shqiptarët duhet të jenë më të fuqishme në vendosmëri, si në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, ashtu edhe në formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, nëse vazhdohet me lëshime atëherë kjo do të bëjë qeë OBRM-PDUKM-ja të vazhdojë me keqpërdorimin e lëshimeve dhe përmes fushatës së manipulimeve në media do të mundohet që të ndikojnë në thellimin e krizës dhe pengimin e transferimit të pushtetit.


LDM-ja vlerëson se proceset gjeostrategjike dhe regjionale imponojnë nevojën e formimit të një qeverie reformuese, sa më shpejtë që është e mundur për të ardhur në stabilizimin e situatës ne vend./Telegrafi/