LDK siguron Apostolovën se do të ruajë kursin proevropian të Kosovës


Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani të LDK-së, kanë takuar gjatë ditës shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Siç ka njoftuar Hoti në Facebook, temë e diskutimit ishte strategjia e zgjerimit të BE-së dhe roli i LDK-së në këtë proces.
Hoti thekson se LDK do të ruajë kursin proevropian të Kosovës.
“Do te jemi te pa kompromis ndaj kujtdo qe cenon rrugëtimin evropian te kosovareve”, ka shkruar shefi i GP të LDK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































