LAJMI I FUNDIT:

LDK: Qeveria të sqarohet në lidhje me 100 milionë eurot ku u përfshinë Kurti e Berishaj

LDK: Qeveria të sqarohet në lidhje me 100 milionë eurot ku u përfshinë Kurti e Berishaj

LDK kërkoi sqarime nga qeveria për mungesën e materialit për dokumentacion dhe adresim për hulumtimin e gazetës sllovene në lidhje me 100 milionë euro, në të cilën sipas tyre, dyshohet se është përfshirë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Visar Azemi nga LDK e ka quajtur paftësi të qeverisë mungesën e materialit për pasaporta. Gjatë një konference për media të martën, Azemi tha se mungesa e aftësisë ka bërë qe këto materiale të mungonnë për muaj të tërë.


“Çdo ditë ne ballafaqohemi me skadenca të reja të pasaportave, por qytetarët nuk mund të udhëtojnë as edhe për raste emergjente. Mungesa e pasaportave i ka dëmtuar edhe mërgimtarët, të cilët drejtohen me kërkesa çdo ditë për dokumenta, atyre po ju rrezikohet puna në vendet ku jetojnë në mungesë të pasaportave”, tha ai.

Përveç mungesës me dokumentacion, Azemi tha se ka edhe mungesë të realizimit të projekteve kapitale, derisa kërkoj nga qeveria të jetë më transparente ndaj qytetarëve.

Ndërkaq, Xhafer Tahiri nga LDK përmendi edhe raportimin e mediave sllovene, me ç’rast, gazeta sllovene “Prava”, ka botuar një artikull ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Barishajt me kompaninë sllovene GEN-i, në të cilën sipas kësaj gazete, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, derisa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”, ku theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para cash në vitet 2019/20.

Në këtë shkrim është përmendur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Tahiri tha se në këtë hulumtim dyshohet se me këto para është financuar edhe fushata e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, derisa kërkoi nga Kurti që të adresohen këto dyshime, nëse janë të vërteta./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori