LAJMI I FUNDIT:

LDK në përgatitje të mocionit për rrëzimin e Qeverisë

LDK në përgatitje të mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se kryesia e këtij subjekti është në përgatitje të një mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

“Gjatë këtij takimi i rikonfirmuam qëndrimet tona lidhur me çështjet për të cilat ju kemi informuar edhe ditëve të kaluara, është një disponim i mirë i të gjithë organeve të LDK që të punojmë bashkërisht drejt rrëzimit të kësaj qeverie sa më shpejt që është mundur. Do të punojmë dhe me subjektet tjera politike që ta përgatisim një mocion sa më shpejt dhe vendin ta qojmë drejt zgjedhjeve”, ka thënë Veliu, shkruan Telegrafi.


Veliu ka theksuar se vendi është në krizë politike e institucionale dhe se kjo Qeveri nuk ka mundësi të udhëheq me tema që janë të ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

I pyetur se ku do ti marrin votat për mocion, Veliu tha se beson se do të gjejnë përkrahje edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti  u shpreh se qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë dhe institucionet e vendit e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr këtë proces.

Tutje ai u shpreh i bindur se me një bashkërendim të aktiviteteve të të gjithë opozitës mund të ndalen veprimet siç  i quajti ai të “dëmshme” të Qeverisë së Kosovës.

Hoti ka folur edhe për agjendat e  krerëve  të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i konsideruar si veprime “mishmash”.

“E kemi përcjell me kujdes sidomos këto veprimet e fundit dhe na vije keq që njëri përfaqësues i institucioneve të vendit, presidenti shkon për të biseduar korrigjim kufijsh e kryeministri shkon për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, këto janë vlerësime dhe veprime mish mash të institucioneve të vendit të cilat duhet të ndalen sa më parë. Unë e kam thënë edhe në disa raste tjera që kjo Qeveri tani është e shpartalluar dhe duhet të bëhemi bashkë si opozitë dhe ne do i bashkërendisim veprimet tona si LDK-së deri në rrëzimin e Qeverisë“ , ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori