LAJMI I FUNDIT:

LDK në Arbëri e Zabel: Fitorja po bëhet sikur në kohën e Rugovës

LDK në Arbëri e Zabel: Fitorja po bëhet sikur në kohën e Rugovës

Dy lagjet e mëdha të Gjilanit, Arbëria dhe Zabeli, i kanë dhënë sot mbështetje enorme kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, se kjo prezencë e madhe e simpatizantëve, nuk le për shumë fjalë, për të shtuar se ky është masivitet më i madh sesa i një lideri, jabanxhi, të një partie tjetër.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur, Avdyl Aliu, njëherit anëtar i Shtabit, i cili pohoi se kjo armatë e fuqishme është rikonfirmim i fitores plebishitare sikur në kohën e Rugovës dhe në të njëjtën kohë, deklasim për kundërshtarët politikë, përderisa e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Kandidati për deputet, Imet Rrahmani (35), i cili është edhe kryetar i nëndegës së Arbërisë, është shprehur tejet i emocionuar me këtë masovitet në këtë sallë të bukur që e ndërtoi kryetari Lutfi Haziri, në qeverisjen e tij.

“Ju falënderoj pafund për këtë përkrahje masive dhe për besimin që e keni për ne. Ju premtoj se do të jemi zëri juaj i fuqishëm në Kuvend. Këto dy lagje janë bërë pjesë të rëndësishme të Gjilanit me investimet e mëdha në qeverisjen komunale të kryetarit Haziri. Gjilanasit nuk do të mashtrohen nga ata që po i gënjejnë kinse për investimet në shëndetësi, e në fakt ata i kanë blerë 10 litra ngjyrë dhe po e shesin në opinion mashtrimin e madh”, ka thënë Rrahmani.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), u shpreh se ky është një besatim i madh për të ecur drejt fitores së madhe më 6 tetor, duke shtuar se do të bëhet ndryshim i madh për t’i dhënë shije lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Kandidati Fatmir Rexhepi (20), i ka falënderuar për këtë mbështetje simpatizantët, duke thënë se Kosovës i duhet që më 6 tetor t’ia kthejmë demokracinë, derisa theksoi se borxh dhe mision më të madh Gjilani dhe Kosova nuk ka, për një besëlidhje të re për Vjosën kryeministre dhe ekipin e madh të LDK’së.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se ashtu qysh po duket kjo sallë ‘rrast’, në këtë mënyrë edhe do të fitojmë më 6 tetor, duke i falënderuar për këtë vullnet, angazhim dhe masovitet që në familjet gjilanas të jetojnë me dinjitet.

Kandidati për deputet, Faton Bislimi (44), gjatë adresimit para qindra simpatizantëve, tha se sonte i keni treguar jabanxhinjve se vetëm dy nëndegë bëjnë më shumë njerëz e përkrahje sesa krejt partitë e tyre, ndërsa theksoi se ju e keni dhënë besën që më 6 tetor LDK do të shënoj fitoren sikur në kohën e Rugovës.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori