LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci

LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës për të disten herë, si dhe për mos respektimin e vendimeve kushtetuese. Ata përmenden rastin e fundit të ministres së Arsimit, Arberie Nagavci, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në një konferencë për media, në ditën e Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se është akti më i lartë juridik i vendit dhe të gjithë duhet ta mbrojmë kushtetutën e vendit tonë.


Sipas tij, LDK ka dëshmuar se respekton Kushtetutën dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Qeveria Kurti në këtë një vit ka arritur të shkel disa herë Kushtetutën e Kosovës, të vërtetuara me aktgjykime të plotfuqishme të Gjykatës Kushtetutës. Rasti i parë ishte në Këshillin e Pavarur të të Shërbimit Civil të Kosovës dhe rasti më i freskët është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u vërtetua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur Kushtetutën e vendit“, tha ai.

Kurse, anëtarja e LDK-së, profesoresha Jehona Lushaku, duke paraqitur qëndrimin e LDK-së lidhur me aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e riorganizimit të mësimit në Kamenicë, me të cilin u vërtetua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur Kushtetutën e vendit.

“Ky vendim përveç që është jokushtetues, tregon se si qeveria aktuale ka përdorur arsimin për fitime elektorale. Ua kujtojmë se ky vendim ishte marrë në kohë fushate të zgjedhjeve të kaluara lokale. Shqetësuese është po ashtu, mënyra se si kjo qeveri nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dje ministrja e Arsimit ka deklaruar se do ta analizojë vendimin duke mos e marrë atë si të plotfuqishëm dhe duke mos dhënë dorëheqje. Qeveria tanimë është shndërruar në një gjykatë. Ministria ka harruar se Gjykata Kushtetuese është ajo që analizon vendimet e Qeverisë dhe jo qeveria ato të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ministre nuk mund të udhëheq arsimin ku edukohen gjeneratat e ardhshme, ajo nuk është shembull i mirë“, tha ai.

Komuna e Kamenicës fiton rastin përballë MASHTI-t në Kushtetuese
Lexo po ashtu Komuna e Kamenicës fiton rastin përballë MASHTI-t në Kushtetuese

Sipas saj, Ministrja Nagavci edhe për shkaqe etike e morale ishte dashur të jap dorëheqje qysh dje.

“LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, një për të ndaluar krijimin e precedentëve dhe të mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet e vendit dhe dy për të ndaluar ndërhyrjen e pushtetit qendror në qeverisjen lokale“, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Në vendimin e Gjykatës të bërë publik të premten thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati që në atë kohë ka qenë kryetar i Kamenicës.

Ish-kryetari i Kamenicës ka thënë se vendimi që u vërtetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja.

Sipas tij ministrja Nagavci duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.

Gjykata rrëzoi vendimin e MASHTI-t për reformën e arsimit në Kamenicë, Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit
Lexo po ashtu Gjykata rrëzoi vendimin e MASHTI-t për reformën e arsimit në Kamenicë, Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit

“Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kësaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet përgjegjësi. Jo më pak se dorëheqje”, ka shkruar Kastrati në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ministrja e Arsimit në fund ka thënë se do të analizojë me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka mbetur në qëndrimet e saj se nuk toleron shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

“Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, deklaroi tutje Nagavci.

Nagavci reagon pasi Gjykata doli kundër MASHTI-t në lidhje me reformën në arsim: Do ta analizoj me kujdes vendimin
Lexo po ashtu Nagavci reagon pasi Gjykata doli kundër MASHTI-t në lidhje me reformën në arsim: Do ta analizoj me kujdes vendimin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila thotë se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta e shkollimit.

“E drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet asnjë fëmije, nga askush. Është obligimi im kushtetues, profesional e moral që të angazhohem për realizimin e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh ku ata jetojnë”.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses për reformat në arsim në Komunën e Kamenicës.

Në reagimin e AKK thuhet se “Komunat e Kosovës, në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të veta, kanë hasur dhe po hasin në shumë raste me ndërhyrjen e Qeverisë, më saktë ministrive, në kompetencat e Komunave edhe pse të njëjtat janë paraparë shumë qartë në Kushtetutë, akte ligjore dhe nënligjore. Dhe këto ndërhyrje po bëhen pa konsulta me Komunat”.

“Ne, si Asociacion i Komunave të Kosovës (AKK), e kemi diskutuar edhe në të kaluarën dhe kemi shpresuar që disa nga ministritë do ta ndryshojnë qasjen por kjo nuk po ndodhë. Ndërhyrja në kompetenca të Komunave po vazhdon. Autonomia Lokale e përcaktuar me Kartën Evropiane për Pushtetin Lokal nuk po respektohet. Kjo ndërhyrje në kompetencat e Komunave u vërtetua edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ndaj ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit në kompetencat e Komunës së Kamenicës”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Sipas AKK, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin konstatohet se MASHTI ka tejkaluar kompetencat e saja dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës, e konfirmon atë që ne vazhdimisht e kemi thënë se sistemi ynë kushtetues dhe ligjor, është më se i qartë sa i përket funksionimit dhe raporteve ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

“Prandaj, ne si AKK e përshëndesim vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që ministritë e linjës do të marrin mësim nga përfundimi i rastit të MASHTI dhe më nuk do të ndërhyjnë në kompetencat e Komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale. /Telegrafi/