Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka mbajtur konferencë për media për ta kritikuar qeverisjen lokale shkaku i mosvazhdimit të kontratës me Caritas Kosova, përmes të cilët ishin të punësuar rreth 300 infermierë e staf mjekësor në sistemin shëndetësor të Ferizajt.
E gjithë ky numër i këtyre kuadrove, tash e katër muaj nuk i kanë marrë as pagat e tyre, ndërkohë që pas përfundimit të kontratës ata kanë mbetur pa punë.
Bardh Zeqiri shef i Komisionit për shëndetësi në LDK të Ferizajt, në këtë konferencë , ka thënë se qëllimi i konferencës është, që qeverisja lokale mos të abuzon me punonjësit shëndetësor.
“Dje ka skaduar kontrata mes “Caritas-Kosova” dhe Komunës së Ferizaj lidhur me personelin shëndetësor, pikërisht në periudhën kur tashme është shtuar fluksi i pacienteve si pasoje e virozëve dhe për shkak të ardhjes se mërgimtarëve. Shqetësuese është fakti se, komuna e Ferizajt përveç që e ka mbyllur këtë lloj angazhimi, nuk ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj këtyre punonjësve, gjegjësisht pagat për 4 Muaj, ndërsa po e njëjta komunë hap tender mijëra euro për Festa dhe Muzikë”, ka thënë Zeqiri.
Sipas tij, si rrjedhojë e kësaj shkëputje të kontratës, rrezikohen të mbyllen disa QMF (Greme, Softaj, Komoglavë, Mirash) për shkak të mungesës së stafit shëndetësor.
“Vlen të theksohet se si rezultat i përfundimit të kësaj kontrate, që nga dje kanë mbetur pa pune, afër 300 punonjës, të cilët në kushte të pa barabarta kanë kryer punën me përkushtim dhe profesionalizëm edhe gjatë kohës Covid 19. E them të pa barabartë, për shkak të pagesës jo të barabartë me kolegët e tyre, 50% me pak, edhe pse kanë kryer të njëjtën punë me orar të njëjtë, shto edhe faktin se nuk janë paguar fare qe 4 muaj”, tha ai.
“Ne si LDK, jemi të shqetësuar për fatin e këtyre punonjësve, me atë se çfarë do ndodh me ta? A do t’i marrin pagat? Cili është fati tyre? Kjo qeverisje, çdo dite po dëshmon pa aftësinë menaxheriale , ku me një planifikim të drejt buxhetor, do sigurohej mënyra e financimit edhe për këta punonjës e jo parat të ndahen për Festa e Muzikë, e të humb in për procedura përmbarimore”, ka thënë Zeqiri.
Në anën tjetër Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga zëdhënësi i Komunës së Ferizajt Selim Marevci, por ai nuk ka qenë i qasshëm, ndërkohë as zyra për informim në këtë komunë nuk ka dalur me ndonjë qëndrim pas reagimit të opozitës/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti
Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur