LAJMI I FUNDIT:

LDK e AAK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë

LDK e AAK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përmbyllur marëveshjen bashkëqeverisje me qytetarin e komunës së Prishtinës, pas zgjedhjeve të 19 nëntorit bazuar në përputhjen programore, orientimet politike të dy partive të qendrës së djathtë dhe në vizionin për qeverisjen e mirë në komunë.

Në komunikatën e lëshuar për media nga LDK-ja, thuhet se “LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës”.

“Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse. Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/