LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV mirëpresin angazhimin e Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë

LDK dhe VV mirëpresin angazhimin e Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti i cili ishte në krye të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit ky ekip negociator është jokushtetues.

Pas këtij vendimi, Ahmeti ka deklaruar se do t’i bëjë ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një takim i cili ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë.


Ahmeti: Do t'i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë (Video)
Lexo po ashtu Ahmeti: Do t'i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Angazhimin e Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë e kanë mirëpritur dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike Kosovës dhe Vetëvendosje.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se Shpend Ahmeti e ka kuptuar gabimin e tij.

“Ahmeti e kuptuar se ka qenë vegël e PAN qeverisjes, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator  që është jokushtetues, e që ne si opozitë së bashku me Vetëvendosjen e kemi kontestuar këtë që nga dita e parë. Na vjen mirë që Ahmeti ka dalë nga kjo lajthitje dhe e ka kuptuar gabimin”, theksoi Rugova për Telegrafin.

Mes tjerash, Rugova tha se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë duke zhvilluar takime tash e disa muaj që kanë qëllim rrëzimin e Qeverisë.

“Mustafa dhe Kurti kanë lobuar edhe tek subjektet tjera që janë në koalicion qeverisës që ta rrëzojmë Qeverinë e cila po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj. Është mirë që Ahmeti e kuptoi lojën e partnerëve të koalicionit të PAN-it, PSD ua bënte kuorumin, votonte ligjet e buxhetin, por më mirë vonë se sa kurrë”, ka potencuar Rugova.

Edhe nga Vetëvendosje, kanë komentuar deklaratat e kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit për rrëzimin e Qeverisë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për Telegrafin, shkurtimisht tha se në këtë rast Shpend Ahmeti e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka aprovuar kërkesën e deputetëve të LDK-së dhe PSD-së, se  delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori