Lidhja Demokratike e Kosovës dënoi sulmin ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
Lidhja Demokratike e Kosovës këtë akt dhune të ideuar nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e konsideron sulm ndaj rezultateve të jashtëzakonshme pozitive që kjo Ministri dhe Qeveria e Kosovës po arrijnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale e ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
“Të irrituar nga ky progres dhe në misionin e saj për të zhytur vendin në krim, kaos e anarki, kjo lëvizje antishtetërore, nuk po zgjedh mënyrë për të realizuar skenarët e saj të errët me qëllim të përfitimeve politike. Ky subjekt politik, i shndërruar në sekt neveritës për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, po vazhdon të demonstrojë potencialet kriminale të cilat i ka vënë në përdorim së fundi përmes hedhjes së molotovëve mbi policët, institucionet, shtëpitë private të liderëve institucionalë, duke djegur makina familjare e zyrtare, duke mbushur selinë e saj dhe objektin e Komunës së Prishtinës me armë vdekjeprurëse, maskat fantome dhe pajisjet e tjera kriminale”, thuhet në reagim.
LDK thekson se përveç të tjerave, mbetet për keqardhje edhe një lloj afiniteti patologjik i tyre për të keqpërdorur minorenë në këto aksione.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën me dije drejtuesve të LVV-së, në të cilët ka investuar aq shumë propaganda serbe pas luftës në Kosovë, se populli i Kosovës me LDK-në dhe forcat tjera çlirimtare e ka mposhtur regjimin serb të Millosheviqit, duke sjellë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, vlera të shenjta të cilat do t’i mbrojë me vendosmëri të paepur edhe nga njerëzit që me ose pa vetëdije, me veprimet e tyre, sot po punojnë në interes të armiqve të Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit