LAJMI I FUNDIT:

LD: Partitë që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, të kërkojnë seancë urgjente parlamentare

LD: Partitë që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, të kërkojnë seancë urgjente parlamentare

Lidhja Demokratike u bën thirrje partive parlamentare të cilët nuk kanë dorëzuar Listat për deputetë dhe nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, të përfshihen në mbajtjen e seancës urgjente parlamentare të Republikës së Maqedonisë, e cila do të sjell vendim për anulimin e zgjedhjeve dhe fillimin e një procedure të përgjegjësisë të kryetarit Gjorge Ivanov për shkak të keqpërdorimit të funksionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LD pret që iniciativën e saj të përfshihen edhe deputetët e pavarur, si dhe deputetët e BDI-së, PDSH-së dhe Uniteti.


‘Me nënshkrimin e 63 deputetëve, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, patjetër të thërret në një seancë parlamentare me rendin e ditët tashmë të propozuar. Në vend që të presi, zgjidhje nga të huajt, u bëjmë thirrje në aksion proaktiv dhe të bashkuar, thuhet nga LD. /Telegrafi/