Lëvizja për Bashkim ka publikuar një qëndrim lidhur me takimin e djeshëm në Ohër, ku Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve.
Lëvizja për Bashkim thotë se Kryeministri Kurti “harroi” reciprocitetin si parim të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
LB thekson se qeveria e Kosovës, duke ndjekur rrugën e gabuar, e ka futur vendin në presion të fuqishëm ndërkombëtar për zbatimin e një marrëveshjeje, që, në fund të fundit, nuk është zgjidhje.
Deklarata e plotë:
Një “marrëveshje” që nuk zgjidh gjë!
Ashtu sikurse që u bë e njohur për publikun, më 18 mars, nuk pati marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga deklaratat e tri palëve pas takimit, Kosova dhe Serbia, pas një presioni të madh të BE-së dhe SHBA-së, janë pajtuar për të zbatuar planin e BE-së, i cili në realitet, jo që nuk zgjidh gjë, por i komplikon tutje raportet Kosovë-Serbi.
Në Ohër, u vazhdua rruga e gabuar e bisedimeve të qeverive të kaluara, që të bisedohet vetëm për çështjet e brendshme të Kosovës dhe u “harruan” shqiptarët e Kosovës Lindore, pra Kryeministri Kurti “harroi” reciprocitetin si parim të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; njohja ndërmjet dy vendeve u zëvendësua sërish me “njohjen faktike” të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, njohje, të cilën e kanë “siguruar” shumë herë më parë edhe qeveritë e kaluara; rreziku nga implementimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, u zëvendësua me paqartësinë rreth “vet-menaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë; dhe mbi të gjitha, në horizont duken qartazi tendencat e të dyja palëve për vazhdimin e status quo-s dhe zvarritjes së zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lëvizja për Bashkim thekson se qeveria e Kosovës, duke ndjekur rrugën e gabuar, e ka futur vendin në presion të fuqishëm ndërkombëtar për zbatimin e një marrëveshjeje, që, në fund të fundit, nuk është zgjidhje.
Lëvizja për Bashkim, edhe një herë deklaron se pa shtrimin e drejtë për zgjidhje të problemeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra pa reciprocitet në të drejta deri në ripërcaktim të kufijve, nuk do të ketë marrëveshje finale, nuk do të ketë zgjidhje e as pajtim të dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?