LAJMI I FUNDIT:

Lazania me perime

Lazania me perime

Për 4-6 persona:

* 1 patëllxhan
* 2 kunguj
* 2 presh
* 1 spec jeshil
* 1 spec i kuq
* 300 gram mashurka të pastruar dhe të prera në formë shkopinjsh
* 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
* 2 lugë gjelle margarinë 1 lugë gjelle gjalpë
* 8 petë byreku (lazania*)


Për kremin

* 3 lugë gjelle margarinë
* 3 lugë gjelle miell
* 1/2 kg. qumësht i nxehtë
* 2 vezë të rrahura
* 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezania)
* kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.

2. Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të .ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes.

3. Vini fletët në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë,duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë.

I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servirni menjëherë pas pjekjes.

*Lazania- petë byreku të prera hollë /Telegrafi/