LAJMI I FUNDIT:

Lavrov i përgjigjet ultimatumit britanik: Na jepni qasje te provat!

Lavrov i përgjigjet ultimatumit britanik: Na jepni qasje te provat!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka komentuar pretendimet e Britanisë së Madhe për përfshirjen e Rusisë në helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal, që kulmoi me ultimatumin e vendosur nga Londra kundrejt Moskës për të dhënë shpjegime brenda kësaj të marte, sesi një agjent nervor i prodhuar në Rusi u përdor në atë sulm.

Lavrov ka theksuar se Britania e Madhe duhet t’i përmbahet Konventës për Parandalimin e Armëve Kimike dhe t’i sigurojë Rusisë qasje në mostrat e agjentit nervor që pretendohet të jetë përdorur për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij.


“Sapo dolën thashethemet e ushqyera nga udhëheqësit britanikë mbi faktin se një substancë e prodhuar në Rusi është përdorur në helmimin e Skripalit, ne kërkuam menjëherë qasje në mostrat e kësaj substance, në mënyrë që ekspertët tanë të mund t’i analizojnë ato në përputhje me Konventën e Parandalimit të Armëve Kimike”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kryediplomati rus theksoi gjithashtu se detyrimet e Britanisë nga kjo Konventë nënkuptojnë se, nëse ka dyshime se një substancë helmuese e ndaluar nga konventa është përdorur, atëherë shteti i dyshuar si prodhues i saj duhet kontaktuar, duke qenë se ky shtet ka të drejtën për të pasur qasje te mostrat e substancës dhe për t’i analizuar ato përmes ekspertëve të vet.

Gjithsesi, Moskës nuk i është dorëzuar ende asnjë kërkesë e tillë nga Londra, sipas diplomatit rus. Lavrov nënvizoi se Moska ka kërkuar qasje në të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me hetimin mbi këtë ngjarje, duke qenë se njëri prej viktimave, konkretisht Yulia Skripal, është shtetase ruse. Por, ai thotë se kërkesa e Kremlinit është refuzuar nga Britania. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori