LAJMI I FUNDIT:

Laurina Gashi, xhudistja e re që shkëlqeu në vitin 2022 – synim i saj medalja botërore dhe olimpike

Laurina Gashi, xhudistja e re që shkëlqeu në vitin 2022 – synim i saj medalja botërore dhe olimpike

Laurina Gashi, ishte xhudistja e re që shkëlqeu në këtë vit, duke i sjell medalje Kosovës nga garat ndërkombëtare.  

16 vjeçarja Gashi konsiderohet si një nga shpresat e xhudos kosovare, ku edhe na KOK dhe MKRS është pjesë e listës së sportistëve që do të mbështeten, pasi pritet shumë nga ajo.


Në një intervistë për Telegrafin, Laurian dhe trajner i saj Dukagjin Gashin, kanë folur për vitin 2022, sukseset dhe të ardhmen.

“Në aspektin personal vitin 2022 e cilësoj si vitin me të suksesshëm në karrierën time deri me tani, kjo pasi që kam fituar medaljen e argjend në Zagreb dhe së fundmi medaljen e artë në Kupën Evropiane të mbajtur në Riga të Letonisë”, ka thënë fillimisht xhudistja e talentuar.

Laurina u ndal edhe te puna me trajnerin e saj Dukagjin Gashin, për të cilin ka fjalë të mëdha dhe meritat e sukseseve ia dedikon atij.

“Trajneri im është Dukagjin Gashi.  Të gjitha sukseset e mija janë merita e ti. Është shumë i ashpër në stërvitje, çdo gjë e dëshiron deri në detaj të fundit edhe çka është më kryesorja teknikisht është i përsosur. Unë them nganjëherë që nëse arrij të marr 20 për qind të teknikës së tij e di që do të kem suksese të mëdha në karrierën time. E falënderoj pamasë, pasi ai përkujdesët për cdo gjë dhe mua më mbetet vetëm të ushtojë”, deklaroi Laurina Gashi.

Kosova ka shumë xhudistë të suksesshëm, por më shumë i pëlqen Distria Krasniqi, ndërsa beson që me punën që e bën me trajnerin e saj do të arrijë së shpejti sukseset e mëdha, medalje botërore dhe olimpike.

“Mënyrën se si bën xhudo, më pëlqen Distria Krasniqi, edhe normalisht trajneri im. Ai më shtyn gjatë gjithë kohës të ushtrojë shumë, na thotë të mos mungojmë në stërvitje qysh prej se kemi qenë fëmijë, dhe nëse vazhdoj kështu duke ushtruar nga pesë orë në ditë, suksesi nuk do të më mungojë kurrë. Synimi im i madh është të bëhem kampione e botës dhe medaliste olimpike”, nënvizoi ajo.

Laurina ka një mesazh për fëmijët që mendojnë të fillojnë stërvitjet në xhudo.

“Mesazhi im për femrat që dëshirojnë të merren me xhudo është: Ushtroni xhudo, sepse të bën të fortë psiqikisht, fizikisht dhe të largon nga dukuritë negative, por edhe rrjetet sociale. Mbi të gjitha bëhesh sportiste e mirë edhe e shëtit krejt botën”.

Trajneri Dukagjin Gashi flet për punën me Laurinën dhe xhudistët e tjerë

Trajneri i xhudos, Dukagjin Gashi, ka folur për Laurinën, sukseset e saj, punën që e bëjnë dhe gjithçka tjetër.

“Të punoj me Laurinën është e lehtë, pasi që atë që e kërkoj unë ajo e ka bërë në moshë shumë të re, pra është zgjuar në 6:00 të mëngjesit, pastaj ka stërvitur edhe në mbrëmje nga ora 18:30. Është pak e vështirë për një fëmijë, por ka që e bën këtë tash e tetë vite”, deklaroi trajneri Dukagjin Gashi për Telegrafin.

Gashi foli edhe për synimet që ka me Laurinën, ndërsa shtoi se ka edhe xhudistë të tjerë të rinj që së shpejti do të dalin në skenë.

“Synimet e përbashkëta janë që të mos dorëzohemi derisa ta arrijmë kulmin e një sportisti, pra ta fitojmë medaljen botërore dhe olimpike për të rritur.  Në klub kam edhe xhudistë të tjerë shumë të talentuar dhe besoj që brenda një apo dy viteve do të dalin në skenë”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori