LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Rritja e rasteve me COVID-19 mund të rris numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme

Latifi: Rritja e rasteve me COVID-19 mund të rris numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi me bashkëpunëtorë qëndroi sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku vizitoi disa prej klinikave të saj, ndërsa theksoi se numri në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rris edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme.

Ai vizitoi së pari Klinikën Infektive ku nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i Infektivës, Arben Vishaj u njoftua për gjendjen aktuale sa u përket kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me COVID-19 si dhe mobilizimin e shërbimeve të tjera.


Aktualisht në këtë klinikë është një numër i vogël i pacientëve me COVID-19 në trajtim, por u vlerësua se numri në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rris edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme.

Ministri Latifi më pas vizitoi edhe Klinikën Emergjente ku nga personeli aty është njoftuar me punën që bëhet, triazhimin dhe trajtimin e rasteve në këtë klinikë, për të vazhduar pastaj me vizitë në Klinikën e Kardiologjisë, me theks në njësinë e kardiologjisë invazive.

Ministri është informuar aty për rritjen e vëllimit të punës, derisa prioritet u tha që mbetet edhe rritja e cilësisë së shërbimeve.

Ministri Latifi vizitoi edhe Klinikën e Pulmologjisë ku aktualisht janë duke u trajtuar disa pacientë post covid-19 dhe është informuar për punën që është bërë aty gjatë pandemisë, por edhe për trajtimin e patologjive të tjera, përveç COVID-19.

Ministri Latifi ka kërkuar që klinikat e QKUK-së dhe institucionet e tjera shëndetësore të jenë të gatshme për t’u ballafaquar me çfarëdo zhvillimi të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ndërsa profesionistëve shëndetësor u kërkoi që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, theksoi Ministri, është për të mbështetur institucionet dhe për të krijuar kushte sa më të mira për punë me qëllim që pacientëve t’u sigurohen dhe ofrohen shërbimet e duhura shëndetësore.

Gjithashtu, Ministri Latifi u ka bërë thirrje edhe popullatës që vaksinohen plotësisht kundër COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Lajme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori