LAJMI I FUNDIT:

Latifi premton 1 milion për bujqësi, Korenica përmend Rikalon (Foto)

Latifi premton 1 milion për bujqësi, Korenica përmend Rikalon (Foto)

Një postimi të kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, i cili premton buxhet 1 milion euro për bujqësinë, i është kundërpërgjigjur kandidati i VV-së për kryetar, Visar Korenica, duke ia përmendur ministrin serb të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ndryshe, debati i ashpër i para disa dite mes kandidatëve për kryetar të Rahovecit ka vazhduar edhe në rrjetin social Facebook.


Ishte Smajl Latifi ai që premtoi një milion euro buxhet në bujqësi, por kjo është quajtur qesharake nga kryetari aktual, Idriz Vehapi.

Më pas, Latifi sërish ka thënë se do t’i ndajë një milion euro për bujqësinë, duke u shprehur i prerë në këtë qëndrim.

Por, kësaj i është kundërpërgjigjur kandidati i VV-së për kryetar, Visar Korenica, duke ia përmendur ministrin serb të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Me ministrin serb të bujqësisë, Nenad Rikallo, a po?”, shkruan Korenica.