LAJMI I FUNDIT:

Largoni njollat e deodorantit: Truke të dobishme për rroba të pastra

Largoni njollat e deodorantit: Truke të dobishme për rroba të pastra

Provoni disa truke që mund t’ju ndihmojnë

Me ndihmën e disa trukeve të dobishme, rrobat tuaja do të jenë sërish si kur ishin të reja.


Procedura për heqjen e njollave të freskëta të deodorantit:

Njomeni një peshqir të vogël në ujë të ftohtë dhe më pas shtrydhni. Hidhni disa pika detergjent, por mos e teproni që të mos mbeten njolla detergjenti më vonë. Fërkojeni butësisht njollën për të krijuar shkumë. Fërkojeni butësisht derisa njolla e deodorantit të jetë zhdukur. Më pas shpëlajeni peshqirin dhe fshijini rrobat me të për të hequr mbetjet e detergjentit, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi ta vishni menjëherë rrobën, përmbahuni nga tharja e pjesës së lagur me tharëse flokësh. Asnjëherë mos e trajtoni një pjesë të veshjes të njollosur me deodorant me ajër të nxehtë ose me hekur. Kombinimi i mbetjeve kimike dhe nxehtësisë mund të shkatërrojë pëlhurën.

Heqja e njollave të vjetra

Dihet se antiperspirantët grumbullohen në veshje, veçanërisht nëse larja e rregullt nuk i heq të gjitha grimcat e ngjitura në pëlhurë. Edhe këtu, detergjenti për larjen e enëve ndihmon, por procedura është disi e ndryshme.

Detergjenti aplikohet direkt në njollën e thatë dhe fërkohet butësisht me një furçë dhëmbësh të vjetër përpara se të lahet. Mund t’ju duhet ta përsërisni këtë proces disa herë përpara se njolla të zhduket.

Gabimet më të shpeshta kur aplikoni deodorantin

Aplikimi i deodorantit menjëherë pas dushit është një gabim që e bëjnë një numër shumë i madh njerëzish, sepse është disi e logjikshme që të gjithë ne të vendosim deodorant pas dushit, por në fakt nuk ka asnjë logjikë në të. Domethënë, lëkura e lagur pothuajse nuk thith asgjë, veçanërisht deodorantin, kështu që pjesa më e madhe përfundon në rroba.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e deodorantit në mbrëmje, jo në mëngjes, menjëherë pas zgjimit, sepse ka një efekt më të gjatë.

Gjithashtu, duhet të prisni që deodoranti të thahet në lëkurë pas aplikimit dhe vetëm atëherë duhet të filloni të visheni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori