LAJMI I FUNDIT:

Largohet reklama e modelit të ri nga BMW sepse inkurajonte vozitjen e shpejtë (Video)

Largohet reklama e modelit të ri nga BMW sepse inkurajonte vozitjen e shpejtë (Video)

Autoriteti Rregullator i Promocionit në Britani të Madhe, ka kërkuar që të largohet reklama ku shfaqet modeli M760Li i prodhuar nga BMW.

Meqenëse filmimi përmbante skena, ku shihej makina gjermane duke u lëvizur shpejtë nëpër terrene të ndryshme, është konsideruar se mund të inkurajojë imitimin e këtyre veprimeve, transmeton Telegrafi.


Madje, kjo do të imitohej pikërisht nga shoferët e rinj, ngaqë mendojnë se janë lëvizje që kryhen me lehtësi dhe mund ta pësonin keq.

Kompania e ka shqyrtuar rastin dhe ka hequr në tërësi reklamën e veturës që arrin deri në 300 kilometra në orë, për ta zëvendësuar me një tjetër.

Pasi reklama është hequr, më poshtë mund ta shihni teksa prezantohet nga afër vetura luksoze dhe sportive. /Telegrafi/