Programi i bursave Women in Energy / Gratë në Energji përkrahë gratë dhe vajzat kosovare për studime në fusha që ndërlidhen me energjinë.
Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës.
Millennium Foundation Kosovo (MFK) me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Grupi i parë i studenteve kosovare do të vendoset në Kolexhin e Des Moines në shtetin e Iowa (DMACC), në fund të vitit 2019.
Ky është aktiviteti i parë i këtij fondacioni kosovar, në përpjekje për të krijuar mundësi për pjesëmarrjen e grave Kosovare në sektorin e energjisë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy / Gratë në Energji përfshijnë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse.
Ky program është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo (MFK), Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) si dhe sektori privat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sWcse57Uh6Y
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251