LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fondi për përkrahjen e bizneseve që promovojnë inovacionin (Video)

Lansohet fondi për përkrahjen e bizneseve që promovojnë inovacionin (Video)

Me qëllim të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka lansuar “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për bizneset ekzistuese dhe ato fillestare, të cilat kanë mundësinë të marrin subvencionim deri 100 mijë euro.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se fondi ka për qëllim përkrahjen e inovatorëve që kanë për synim dixhitalizimin e ekonomisë.


“Ne sot po e bëjmë një hap drejt dixhitalizimit të ekonomisë dhe funksionalizimit shumë më të fuqishëm të programit të financimit të bizneseve fillestare [start-up] dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, tha Beqaj, shkruan Telegrafi.

Ai tha se sektori i inovacionit premton që të realizon më shumë.

“Kemi këtë sektor që është shtytësi më i madh i zhvillimit ekonomik, i cili vjen nga format që është i vetmi që ka bilanc pozitiv tregtar dhe premton që të realizon më shumë. Është një ekosistem që është duke u zhvilluar, duke pasur parasysh që investitorët janë privat dhe janë duke larguar kufij virtual shumë më shpejtë se kufinjt të tjerë”, shtoi ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se janë bërë disa veprime që shkojnë në përkrahje të sektorit privat.

“Janë bërë disa veprime që shkojnë në përkrahje të sektorit privat, posaçërisht duke i targetuar ato grupe që kanë më shumë nevojë për përkrahje që është gjenerata e re dhe që është gjinia femërore”, tha Hamza.

Ai tregtoi se Ministria e Financave ka liruar nga tatimi të gjitha lëndët e para që përdorën për ndërmarrjet prodhuese.

“Vendimet janë marr në favor të ndërmarrjeve prodhuese, siç dihet janë liruar nga tatimi i akcizës të gjitha lëndët e para që importohen si burime për ndërmarrjet prodhuese, janë liruar nga tatimi doganor të gjitha lëndët e para”, tregoi ai.

Arta Zajmi fitoi medalje të artë në lojërat “Start Up” në Londër
Lexo po ashtu Arta Zajmi fitoi medalje të artë në lojërat “Start Up” në Londër

Arta Shehu-Zajmi, drejtoreshë e “Akademia JCoders”, fituese e medaljes së artë në lojërat “Start-Up” në Londër, tha se kjo skemë e granteve do të na fuqizoj misione tona.

“Skema e granteve është një risi që potencialisht mund të na fuqizoj në misionet tona. Këtë skemë të granteve ne si komunitet i bizneseve fillestare po e mirëpresim dhe shpresoj se do të shkoj sa më mbarë”, tha Shehu-Zajmi.

Thirrja për mbështetje financiare është e ndarë në tri nivele. Në nivelin e parë është shuma për financim prej 20 mijë euro, për nivelin e dytë janë ndarë 50 mijë euro dhe në nivelin e tretë do të përfitojnë financim prej 100 mijë euro.

Gara do të qëndrojë e hapur 30 ditë që nga dita e sotme dhe linkun për aplikim mund ta gjendeni këtu.

Lansohet fondi për përkrahjen e OJQ-ve që promovojnë inovacionin (Video)
Lexo po ashtu Lansohet fondi për përkrahjen e OJQ-ve që promovojnë inovacionin (Video)

Kujtojmë se kjo është faza e dytë e fondit, pasi që në muajin maj ishte hapur thirrja për organizatat joqeveritare që kanë për qëllim promovimin e inovacionit. /Telegrafi/