LAJMI I FUNDIT:

Lansimi i zgjidhjes digjitale “EduPerformanca” të Projektit Tech4Policy (Foto)

Lansimi i zgjidhjes digjitale “EduPerformanca” të Projektit Tech4Policy (Foto)

Në hapësirën e Termokiss, në Komunën e Prishtinës do të zhvillohet ngjarja përmbyllëse e Projektit Tech4Policy

Përmes një angazhimi të ngushtë me qytetarët dhe liderët vendorë, Tech4Policy ka punuar të kontribuoj në qeverisjen e mirë në Komunat e Kosovës, duke fuqizuar gratë e reja në TIK, ku ky sektor ka edhe potencial të lartë të punësimit.


Gjatë periudhës 2 vjeçare, Tech4Policy ka punuar me 10 Komuna ku 4 prej tyre ishin përfituese të Projektit dhe ka angazhuar 250 vajza të reja në Kosovë në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale që kontribuojnë në aktivizimin dhe angazhimin e komunitetit.

Gjatë vitit të fundit të implementimit të projektit Tech4Policy, 9 vajzat që ishin përfitueset e projektit brenda fazës së inkubimit, punuan mbi platformën e re që ka të bëjë me vlerësimin e performancës mësimore në shkollat e mesme në Kosovë. Edukimi është një prej shtyllave kryesore që ndihmon në zhvillimin e një shteti, dhe duke i vërejtur hapësirat për përmirësim në këtë fushë në Kosovë, vajzat e Tech4Policy me ndihmën e mentorëve të tyre, arritën në përfundim që zgjidhja digjitale të jetë në fushën e edukimit.

EduPerformanca, zgjidhja digjitale, u prezentua në tri Komuna përfituese të projektit, Komuna e Vitisë, Kamenicës dhe Klinës, ku nxënësat e shkollave të mesme në këto komuna patën mundësinë të njoftohen më shumë rreth kësaj platforme dhe të fusin disa të dhëna aty.

Pas dy vitesh punë konsistente dhe të pandalur, fundi i projektit po afrohet. Me 4 zgjidhje digjitale të zhvilluara, që synojnë të paraqesin zgjidhje për çështjet e rëndësishme që Kosova po përballet, po përmbyllet kapitulli i këtij projekti.

Prandaj, për ta përmbyllur sa më mirë, Open Data Kosovo, po organizon këtë ngjarje të rrjetëzimit ku pjesëmarrësit do mësojnë më shumë për udhëtimin e këtij projekti. Vajzat që ishin pjesëmarrëse të këtij projekti do kenë mundësi të takohen dhe të zgjerojnë rrjetëzimin e tyre duke u njoftuar me përfaqësuesit e kompanive të ndryshme private vendore që operojnë në fushën e TIK-ut, gjithashtu të ftuar në këtë ngjarje.