LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender shfaqet duke u testuar

Land Rover Defender shfaqet duke u testuar

Shfaqet duke u testuar, pak kohë para se të prezantohet

Muajin që vjen, do të zhvillohet Frankfurt Motor Show, aktivitet në të cilin do ta shohim edhe Land Rover Defender tërësisht të ri, që pritet të jetë një SUV shumë i fuqishëm, transmeton Telegrafi.


Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë derisa të shfaqet në tërësi, kjo makinë është parë duke treguar shkathtësitë në Nurburgring të Gjermanisë.

Deri më tani, e kemi parë disa herë derisa testohej, me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa tashmë është shfaqur në lëvizje dhe është vetëm forma katrore që i shihet në tërësi.

Makina i ri i Landr Rover Defender, pritet të ketë teknologji të lartë, aftësi për lëvizje në të gjitha terrenet dhe stil shumë të mirë. /Telegrafi/