LAJMI I FUNDIT:

Lancia Delta dhe Opel Manta “rikthehen në jetë” si vetura elektrike

Lancia Delta dhe Opel Manta “rikthehen në jetë” si vetura elektrike

Dy modelet legjendare, Lancia Delta dhe Opel Manta, po rikthehen në jetë por në epokën e veturave elektrike.

Korporata Stellantis dëshiron të shfrytëzojë fuqinë ekonomike dhe të zgjedh mes 14 markave për të sjellë diçka të re, transmeton Telegrafi.


Madje sipas menaxhmentit, e ardhmja e të gjitha markave është elektrifikimi – e Stellantis aktualisht po zhvillon katër platforma elektrike që do ta përdorin Peugeot, Citroen, DS, Maserati, Fiat, Jeep, Lancia dhe Opeli.

Janë zbuluar disa detaje për tentimet e Lancia që ta rikthej Deltan, që për herë të fundit u përdor si prodhim serik modeli i vitit 2014.

Muajin e kaluar drejtori i ri i Lancia, Luca Napolitano, konfirmoi për mediat italiane që Delta do të rikthehet si model elektrik në vitin 2026 dhe se do të jetë një “Delta e vërtetë”, tregues i avancimit të teknologjisë.

Është herët të flitet për pamjen e Deltas së re, por nuk do të ketë shumë të përbashkëta me legjendën e viteve të 80-ta dhe 90-ve. Duket se do të shërbej si recetë modeli i vitit 2008, që u pozicionua në listën e veturave luksoze apo Premium hatchback.

Sa i përket modelit Manta nga Opel, ai mund të ketë dizajnin e një coupe me katër dyer. Spekulohet se do të bazohet në platformën STLA Medium, të destinuar për vetura nga segmentet C dhe D, për të cilën në Stellantis thonë se mund të përdorë baterinë prej 104 kWh.

Kjo platformë mundëson përdorimin e dy motorëve elektrikë që bartin fuqinë në të katër rrotat dhe mund të prodhojnë afro 400 kuaj-fuqi.

Manta e re pritet të prodhohet në vitin 2025, dy vite para se Opel të fillojë vetëm me prodhimin e veturave elektrike. Madje zotohet se do të prezantojë rivalin e Ford Mustang Mach-E, Hyundai Inoiq S. Kia EV6 dhe Volksëagen ID.4. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori