LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë mes lotësh e përqafimesh për Mascheranon, mesfushori hap një faqe të re në karrierën e tij (Foto/Video)

Lamtumirë mes lotësh e përqafimesh për Mascheranon, mesfushori hap një faqe të re në karrierën e tij (Foto/Video)

Javier Mascherano është larguar me nderime të larta nga Barcelona, pasi do ta vazhdojë karrierën në Kinë. 

Reklama

Barcelona mbajti një ceremoni lamtumirëse për yllin argjentinas i cili do të bashkohet me Hebei China Fortune në Kinë.

Aty ishin të pranishëm të gjitha yjet e klubit me në krye bashkatdhetarin e tij Lionel Messi.

Në radhën e parë ishin edhe Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe trajneri Ernesto Valverde.

Lamtumira ishte e vështirë dhe me emocione, ku nuk munguan as lotët e argjentinasit.

Javier Mascherano beson se shpirti i skuadrës është ajo që i kanë sjell suksese klubit.

Mesfushori që luan edhe në mbrojtje tani është 33 vjeç dhe ka qëndruar në klub për shtatë sezone e gjysmë, duke fituar 17 trofe.

“Sekreti i suksesit ka qenë ndershmëria që ekziston në dhomat e zhveshjes”.

“Kur hyra për herë të parë në klub mendova se do të ishte e vështirë pasi ka shumë lojtarë të mëdhenj në klub dhe kanë pasur aq shumë sukses, por ishte e kundërta – ishte e lehtë të adoptohem”.

“Ka qenë gjithmonë një grup i tillë i mirë me njerëzit këtu, me liderë si Victor Valdes, Carlos Puyol dhe Xavi, të cilët vendosën tonin”.

“Ndjej se kam qenë shumë fat që kam kaluar kaq shumë vite në këtë klub, jam një person me fat, por ëndrra ime tani është e gjatë dhe është koha për të thënë lamtumirën time”, tha Mascherano.

Mascherano ka zhvilluar 334 ndeshje me Barcelonën duke shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
“Kam faj unë që nuk është në kulmin e karrierës”, Guardiola flet për lojtarin që Man City pagoi 50 milionë euro

“Kam faj unë që nuk është në kulmin e karrierës”, Guardiola flet për lojtarin që Man City pagoi 50 milionë euro

Premier League
Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

La Liga
Guardiola bën ankesë të çuditshme pasi ekipi i tij u detyrua të udhëtonte me autobus

Guardiola bën ankesë të çuditshme pasi ekipi i tij u detyrua të udhëtonte me autobus

Premier League
Çeku flet për stadiumin nacional: Nuk besoj që një projekt kaq i rëndësishëm duhet të shndërrohet në betejë lokale

Çeku flet për stadiumin nacional: Nuk besoj që një projekt kaq i rëndësishëm duhet të shndërrohet në betejë lokale

Superliga
Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

La Liga
Sulmuesi meksikan Gimenez shkruan historinë ndaj Ajaxit

Sulmuesi meksikan Gimenez shkruan historinë ndaj Ajaxit

Ligat tjera
Kalo në kategori