Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur një projekt-ligj të dy senatorëve amerikanë, i cili në rast se gjen mbështetjen e Kongresit, mund të ulë me 50% numrin e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Paketa parashikon heqjen e lotarisë amerikane si dhe reduktimin drastik të leje-qëndrimeve që u jepen qytetarëve të huaj.
Që Donald Trump i ka shpallur luftë emigracionit të jashtëligjshëm, kjo është parë që prej fushatës së tij presidenciale.
Megjithatë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara ka mbështetur edhe një projekt-ligj për kufizimin e emigracionit të ligjshëm, i cili është prezantuar nga dy senatorët republikanë, Tom Cotton dhe David Perdue.
Në rast se kjo paketë do të mbështetet në Kongres, përcjell oranews.al, shifrat e masave migratore në Shtetet e Bashkuara mund të përgjysmohen në 10 vitet e ardhshme, ndërsa është parashikuar që t’i jepet fund lotarisë amerikane si dhe të ketë kufizime drastike në dhënien e leje-qëndrimeve të përhershme.
Në fjalën e tij, Trump e ka konsideruar reformën si planin më të mirë që mund të ndërmarrë ShBA në më shumë se gjysmë-shekulli.
Projekt-ligji i dy senatorëve, pavarësisht mbështetjes së hapur nga Presidenti, është përballur me kundërshtimet e ashpra nga anëtarët e Kongresit amerikan, ndaj në këtë moment, shanset që ajo të miratohet janë mjaft të pakta. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se gjithçka mund të ndodhë në rast se lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë do të nisë një fushatë për të bindur senatorët e kampit të tij.
Paketa e dorëzuar në Kongres është pritur me kundërshtime të ashpra edhe nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët nuk pajtohen me qëndrimet e Presidentit.
Sipas tyre, masa të tilla ekstreme cenojnë rëndë parimet mbi të cilat janë ngritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore