LAJMI I FUNDIT:

Lamoborghini Aventador do të bëhet me motor plotësisht të ri V12

Lamoborghini Aventador do të bëhet me motor plotësisht të ri V12

Pas 10 viteve prodhim, Lamborghini më në fund po i thotë lamtumirë Aventadorit, dhe me këtë edhe motorit V12.

Megjithatë Lamborghini nuk po heq dorë plotësisht nga V12, por thjesht është duke punuar në zëvendësimin e njësisë, transmeton Telegrafi.


Drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelmann, ka dhënë disa detaje për të ardhmen e motorit V12 gjatë një interviste dhënë për Autoblog.

Këtë muaj, Lamborghini ka zbuluar Aventador Ultimae që është kapitulli i fundit pas sagës një dekadëshe të Aventador. Ultimae vihet në lëvizje nga motori 6.5 litra V12 që prodhon 770 kuaj-fuqi.

Motori L539 V12 ishte ndërtuar në veçanti për lansimin e superveturës Aventador, dhe ishte i dyti më i miri i të gjithë motorëve V12 që u ndërtua në shtëpinë e Lamborghini.

Fillimisht L539 V12 u dizajnua nga Giotto Bizzarini në fillim të viteve të 60-ta. Diçka që filloi si motor me 3.5 litra V12, në vitin 1963 avancoi në 6.5 litra V12 që u vendos në modelin Murcielago LP 640.

Motori i ardhshëm V12 do të jetë i treti i ri që në historinë e Lamborghini do të ndërtohet, dhe inxhinierët do ta kenë një mision të vështirë para vetes.

“Teknologjia është e ndryshme, është plotësisht një motor i ri, bateri e re, gjithçka e re. Nuk ka asgjë nga Sian apo Aventaori aktual”, ka shtuar Winkelmann. /Telegrafi/