LAMM njofton se për shkak të paraqitjes së mjegullës ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë të vendit.

Ulje të dukshmërisë ka në rrugë:


Prilep - Pletvar 50 - 100 metra

Shkup - Kumanovë 50 - 100 metra

Shkup - Veles 50 - 100 metra

Negotinë – Demir Kapi 50 – 100 metra

Veles - Katllanovë 50 - 100 metra

Koçan - Shtip 50 - 100 metra

Tetovë – Grupçin 50 metra

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 1 orë, ndërsa për të hyrë në vend rreth 40 minuta./Telegrafi/