LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Urus i shtohen fuqitë

Lamborghini Urus i shtohen fuqitë

Dukja e Urus ka pësuar ndryshime, duke u bërë shumë më e egër

Megjithëse është një prej modeleve më të mira të makinave SUV, Lamborghini Urus i janë shtuar fuqitë dhe ka pamje më ndryshe, nga modifikimi që ia ka bërë DMC, transmeton Telegrafi.

Në motorin me 4.0 litra që prodhon 640 kuaj fuqi, janë bërë punime që të prodhojë 800 kuaj fuqi në përgjithësi. Kjo ka bërë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta bëjë për tre sekonda më shpejtë se modeli i tanishëm dhe e përfundon për 3.3 sekonda.

Trupi i është zgjeruar në të dy anët nga shtatë centimetra, në mënyrë që dukja e jashtme të ketë linja më ndryshe. Përfundimet e katër këndeve, janë më të kthyera, pasi në to janë vënë panele të reja.

Blerësit mund të kërkojnë edhe kapakun e ri të pjesës së përparme, që i ka dy hapje për të hyrë ajri dhe kanë pamje shumë më të mirë. /Telegrafi/