LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini prezantoi konceptin elektrik Lanzador

Lamborghini prezantoi konceptin elektrik Lanzador

Prodhuesi i njohur italian i makinave, Lamborghini ka prezantuar konceptin elektrik Lanzador në Javën e Makinave 2023 në Kaliforni.

Ndonëse i njohur mjaft për motorë me djegie të brendshme, Lamborghini po përqafon frymën e re tërësisht elektrike.


Lanzador është një makinë koncept i prodhuesit italian që do të ketë një njësi fuqie plotësisht elektrike.

“Ne po hapim një segment të ri makinash: Ultra GT. Kjo do t’u ofrojë klientëve një përvojë të re, të pashembullt të drejtimit të Lamborghini-t falë teknologjive pioniere”, tha CEO i Lamborghini-t, Stephan Winkelmann, duke folur për makinën e re.

Shefi i dizajnit i Lamborghinit, Mitja Borkert, gjithashtu foli për procesin e krijimit të stilit të guximshëm të konceptit Lanzador.

“Proporcionet janë të reja, me potencial për të krijuar një segment krejtësisht të ri automobilistik”. /Telegrafi/